Sasoli: Nuk pati “jo” për datë, por shtyrje të vendimit

Gjatë Këshillit të fundit të BE-së pati negociata që vinin nga tre qeveri të vendeve-anëtare të BE-së dhe këto propozime na çuan drejt konkludimit të vendimit. Në thelb nuk pati “Jo” për datë, nuk pati mohim të çështjes për fillim të negociatave, por pati një lloj kushtëzimi, se diçka më tepër duhet të bëhet. Në këtë moment ato qeveri janë në fazë të ndryshimit të mendjes, përkatësisht i shqyrtojnë vendimet që i sollën, por duhet të theksoj se nuk dëgjuam një “jo” të qartë.

Marketing

Kjo ishte porosia e kryetarit të Parlamentit evropian, David Sasoli në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev.

“Ne jemi të bindur se ky proces mund edhe të ndalojë, kjo është frika jonë, dhe besoj se disa shkaqe të tyre që ishin ekspozuar duhet të shqyrtohen, gjithashtu besoj se ato ankesa të anëtareve të treta mund të tejkalohen”, tha Sasoli dhe përsëriti se ka pasur vetëm shtyrje të vendimit, e jo refuzim të tij.

Vlerësoi se ajo që ato vende nuk i tejkaluan ankesat në Këshillin e BE-së, nuk duhet të konsiderohet si disfatë, por një lloj stagnimi në proces, siç edhe ndodhë shpesh në vendet demokratike.

Kryetari i Europarlamentit është decid se çështja për zgjerimin do të inicohet në maj para Këshillit të BE-së, në Samitin në Zagreb.

“Ne jemi të investuar dhe të përkushtuar në këtë proces që unë shpresoj, siç shpresojmë të gjithë se do të finalizohet dhe konkludohet në mënyrë prosperuese dhe pozitive. Qeveritë e këtyre vendeve të cilët e shprehën përmbajtjen dhe rezervat e tyre, tani për momentin janë në fazë të vlerësimit dhe shqyrtimit të vendimit të tyre. Ky është moment që flet për optimizëm dhe besim të madh”, theksoi ai.

Lidhur me atë se nuk ka rrugë të shkurtë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të arritur drejt BE-së dhe se nuk është e mundur ndarja e atyre vendeve, Sasoli tha se ekzistojnë procedura të caktuara në proceset inkuadruese, të cilat mund të shqyrtohen dhe modifikohen madje edhe të thjeshtëzohen.

“Ne jemi në kuadër të një procesi në të cilin KE-ja e përpiloi këtë pako. Ne duhet të tregojmë qëndrim rreth çështjes së kësaj pakoje dhe nëse procesi do të fillonte në një mënyrë tjetër, ne do të deklaroheshim në mënyrë tjetër. Por tani objektivisht në këtë moment nuk është e mundur, dhe mendoj se madje nuk është as e dëshirueshme. Por kjo nuk do të thotë të mos merren parasysh dhe të mos vlerësohen në mënyrë individuale vlerat dhe meritat e këtyre dy vendeve.

Nëse i lexojmë deklaratat e kryetarit të KE-së, të kryetarit të Këshillit të BE-së dhe kryetarit të PE-së, meritat i janë njohur edhe Maqedonisë së veriut edhe Shqipërisë. Do të thotë nuk bëhet fjalë për merita, ato njihen, tani ne kemi detyrë të vazhdojmë drejt kësaj rruge dhe besoj se ato ankesa të cilat ishin inicuar nga këto tre qeveri për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të tejkalohen shpejtë dhe lehtë”, theksoi Sasoli duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing