Sassuolo ka shënuar një fitore të madhe ndaj Romës me rezultat 4-2 në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Serie A.Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm shtatë minutave lojë me anë të Francesco Caputo, i cili shënoi për 1-0, ndërsa lojtari i njëjtë shënoi edhe golin e 2-0 në minutën e 16-të.Në minutën e 26-të ishte Filip Djuricic që shënoi për 3-0 dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi komode.Pjesa e dytë nisi më mirë për Romën që gjetën shpejt golin e parë me anë të Edin Dzeko (55’) për 3-1 dhe ky gol i dha zemër ekipit kryeqytetas.Në minutën e 72-të, Roma gjeti edhe golin e dytë me anë të Jordan Veretout nga pika e bardhë për 3-2, por gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi Jeremie Boga shënoi një gol të bukur për 4-2.Pas kësaj humbje, Roma mbetet në pozitën e katërt me 39 pikë apo një më shumë se Atalanta, ndërsa Sassuolo renditet në vendin e 13-të me 26 pikë.