Sassuolo ka befasuar Interin të dielën në shtëpi, duke e mposhtur me rezultatin 2:0.
Me këtë humbje të Interit është hapur edhe më shumë gara për titull të kampionit në Itali. Në minutën e tetë të takimit mysafirët kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Giacomo Raspadori.
Në minutën e 26-të, Sassuolo rriti epërsinë në 2:0, me golin e shënuar nga Gianluca Scamacca. Në pjesën e dytë Interi rriti presionin para portës kundërshtare. Rrezikoi me Edin Xhekon, Lautaro Martinezin e Alexis Sanchezin por nuk e gjeti golin.
Interi pas kësaj humbjeje është në pozitën e dytë me 54 pikë nga 25 ndeshje. Pra ka një ndeshje më pak të luajtur. Sassuolo renditet e 11-ta me 33 pikë. Udhëheq Milani me 56 pikë.