Sassuolo turpëron Juventusin, e mposht me katër gola

Sassuolo fitoi 4-2 kundër Juventusit në “Mapei Stadium” për javën e pestë në Serie A. “Zonja e Vjetër” u turpërua në transfertë, duke i “dhuruar” dy gola vendasve, kjo pas gafave të Szczesny dhe Gattit.

Marketing

Ishte Lauriente që shënoi për Sassuolon në minutën e 12-të, teksa bardhezinjtë barazuan me autogolin e Vina në të 21 minutë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, teksa Berardi dërgoi shifrat në 2-1 në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë ishte e kontrolluar nga vendasit, megjithatë “Zonja” barazoi me Chiesan në të 78 minutë. Vetëm katër minuta më vonë Pinamonti riktheu epërsinë për Sassuolon, që shënoi edhe golin e katërt në të 90+5. Ishte mbrojtësi i Juves, Gatti, që bëri një gafë qesharake duke bërë që të tijtë të dilnin me kokën ulur nga transferta.

Pas kësaj jave Juventusi me 10 pikë është në vendin e katërt, ndërsa Sassuolo me gjashtë pikë në vendin e 11-të.