Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nga parkingu i Kalasë së Shkupit në mënyre simbolike- nisja me autobus – do të shënoj fillimin e udhëtimit tonë të rrugës së re evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas perspektivave të reja evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilën në periudhën e ardhshme e pret një hap i rëndësishëm për progresin Evropian – fillimin e negociatave, Sekretariati për Çështje Evropiane, dhe zyrtarisht do të fillojë fushatën „ Së bashku drejt yjeve“.
Siç njofton SÇE në ngjarje do të marrin pjesë edhe studentët nga Universitetet shtetërore, të cilat shkruan esetë më të mirë në konkursin “Me njohuri evropiane, deri te kryeqyteti evropian“ si dhe mentorët e tyre të cilët së bashku me Zëvendëskryeministrin, ekipet gazetareske, dhe pjesë e ekipit të SÇE-së , me autobusin e ribrenduar do të nisen drejt MK-BE Info Qendrës e cila gjendet në sheshin qendror, ku mentorët do të marrin mirënjohjet për kontributin e tyre të suksesshëm të këtij projekti.
Në Info Qendër pritet që një pjesë e mentorëve dhe studentëve të kenë deklaratat e tyre për mediat lidhur me konkursin, bashkëpunimin dhe pikëpamjet e tyre për integrimet Evropiane, ku më pas do të vazhdoj me kafe-shoqërim joformal, brifing joformal, por edhe mundësi për pyetje dhe përgjigje formale nga ana e Zëvendëskryeministrit Osmani. .