Scholz dhe Baerbock marrin pjesë në protestë, motoja ‘mbroni demokracinë’

Mijëra njerëz, duke përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, dolën për të demonstruar kundër ekstremizmit të krahut të djathtë në Gjermani të dielën, me ngjarje të mëdha që u zhvilluan në Berlin dhe Potsdam.

Marketing

Demonstratat, të organizuara nën moton “mbroni demokracinë”, po ushqehen nga indinjata për një raport nga organizata investigative e lajmeve Correctiv që përshkruante një takim sekret në Potsdam midis ekstremistëve të djathtë dhe anëtarëve të partisë politike Alternativa për Gjermaninë (AfD), ku thuhet se është diskutuar tema e dëbimeve të detyruara, raporton DeutcheWelle në gjuhën angleze.

Në Berlin, aktivistë, u mblodhën në Portën e Brandenburgut në shenjë proteste ndaj pikëpamjeve të shprehura në takimin sekret. Policia ende nuk ka publikuar numrat e pjesëmarrësve, por përfaqësuesit e grupit thonë se shifra është 25 mijë.

Të shtunën, policia raportoi se më shumë se 2 mijë e 400 njerëz kishin protestuar kundër një ngjarjeje të AfD në qytetin industrial perëndimor të Duisburgut.

Marketing