Scholz i kërkoi Serbisë të njohë Kosovën, reagon Moska:Beogradi nuk i ka borxh BE

Pas deklaratës së kancelarit gjerman Olaf Scholz, në Kosovë, i cili u shpreh se dy vende nuk mund të anëtarësohen në BE pa njohur njëra-tjetrën, ka ardhur edhe reagimi i Rusisë.

Marketing

Përmes një reagimi në rrjetet sociale zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shkruan se “Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit”, duke komentuar deklaratën e Scholz për nevojën që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

“A janë këta ‘miq’ të Serbisë?”, pyet Zakharova duke shtuar se perëndimi është borxhli ndaj serbëve. “Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse.

“Kancelari gjerman tha se Serbia nuk do të anëtarësohet në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës. A janë këta ‘miq’ të Serbisë? Beogradi nuk i ka borxh asgjë akoma Brukselit (përkundrazi, është Perëndimi në borxh të papaguar ndaj serbëve), dhe popullit serb tashmë i thuhet se çfarë dhe si të bëjë me ton komandues. Çfarë do të ndodhë më pas?”,-shkruan ajo.

Marketing