Kancelari gjerman Olaf Scholz, i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, pas takimit që kishin sot në Berlin, transmeton Gazeta Metro.
Scholz, i ka thënë Vucic që të vendosë sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë, derisa tha se kjo luftë është e papranueshme.
Sipas mediave serbe, Scholz ia tha këto vërejtje në takimin që kishte me të.
E mesazh i përcolli edhe për Bosnjën, duke i kërkuar të ruajë stabilitetin.
“Presidentit Vuçiq ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti”, tha Scholz, përcjellin mediat serbe.
Vucic në konferencën për media tha se bashkë me Scholz diskutuan ‘’tema shumë të rëndësishme’’.