Scholz: Vendet e rajonit sa më shpejt të hyjnë në BE

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se do ta mbështesin me të gjitha forcat e tyre anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Marketing

Ai këto komente i bëri gjatë Samitit të lëndëve të para, i cili është mbajtur në Beograd, e ku Serbia ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik në lidhje me lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e furnizimit me bateri për makinat elektrik.

“Evropa në botën ku do të jetojmë është baza më e mirë për të gjithë ne, ne e dimë që në këtë planet jetojnë 8 miliardë njerëz, ne e dimë se nga mesi i këtij shekulli do të jenë 10 miliardë dhe sipas statistikave atëherë pritet sërish një reduktim kur bëhet fjalë për numrin e banorëve të planetit tonë, por ne do të jemi ende 400-500 milionë qytetarë në grupin tonë që bashkon Bashkimin Evropian, dhe ajo që duhet bërë duhet të arrijmë së bashku, prandaj është një projekt shumë i rëndësishëm evropian që merret edhe me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe dua të them shumë qartë në këtë pikë, si kancelar i Gjermanisë, e konsideroj detyrim përmbushjen e premtimeve të bëra shumë kohë më parë kur bëhet fjalë për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me Bashkimin Evropian. Sa më shpejt që këto vende t’i përkasin Bashkimit Evropian, ne do ta mbështesim atë proces me të gjitha forcat tona me të gjitha aktivitetet politike, procesin e Berlinit, gjëra të tjera, por edhe me vendosmëri të madhe për ta bashkuar Evropën në atë mënyrë”, tha ai.

Kancelari gjerman Olaf Scholz se në cilëndo pozitë që ka qenë, ka punuar që të gjithë t’i kapërcejnë rregullat e së kaluarës, pasi globalisht kemi nevojë për një perspektivë të re.

 

Marketing