‘Së bashku për Shkupin më të pastër’, thirrje për aksion me rastin e Ditës Botërore të pastërtisë

Eja edhe ti në evenimentin “SË BASHKU PËR SHKUPIN MË TË PASTËR” 🏃

Marketing

Më shumë se 50 punonjës të administratës të NP “Parqe dhe gjelbërime” do të kyçen në aksionin për pastrimin e pjesës qendrore të qytetit, aksion ky i cili po realizohet me rastin e Ditës Botërore të pastërtisë 🌍 të cilin po e organizon NP “Higjiena komunale” – Shkup.

Me moton “SË BASHKU PËR SHKUPIN MË TË PASTËR”, të premten më datën 14 shtator, me fillim në ora 10:00 në Sheshin e qytetit, të gjithë së bashku do të përpiqemi që të përcjellim porosinë se mirëmbajtja e higjienës dhe mbrojtja e mjedisit jetësorë, është përgjegjësi për secilin prej nesh.

Thirrja për aksionin është e hapur për të gjithë qytetarët dhe institucionet që duan të marrin pjesë.