Shqipja dhe konkurrenti më i ri i Për’Puthen +40, Xhuzepe zhvilluan një takim 4 minutash ditën e sotme.
Nga të gjithë konkurrentët Shqipja zgjodhi 60-vjeçarin italian, i cili është shprehur më parë se në emision ka ardhur për Luljetën.
Takimi mes tyre shkoi mirë, ndërsa folën për aktivitetin me të cilin merreshin dhe familjen.
Xhuzepe: Po përse më zgjodhe mua?
Shqipe: Po se kur hyre erdhe për Lulin, thash të të zgjedh unë njëherë.
Xhuzepe: Po me çfarë merresh?
Shqipe: Jam pensioniste, me aktivitetin tim sportiv merrem, me punë dore qëndis grepin shtizën, makinën qepëse edhe amvisë, edhe punëtore.
Xhuzepe: Ti di të gatuash mish fasule byrek?
Shqipe: Po di të gatuaj.
Shqipe: Ke një djalë?
Xhuzepe: Po ai është më keq se babai me vajzat
Shqipe: Edhe unë kam fëmijë të mrekullueshëm.
Xhusepe: Je bërë gjyshe?
Shqipe: Kam një mbesë 9 vjeç dhe një nip.
Xhuzepe: A je xheloze për Lulin?
Shqipe: Nuk kam pse të jem xheloze.
Xhuzepe: Nuk e di se si e bën fasulen Luli.
Shqipe: Tek fasulja të paska mbetur mendja.