Dorëheqja e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos dhe qëndrimi i Grekëve të Pavarur që të mos e votojnë Marrëveshjen e Prespës, vetëm për një kohë të shkurtër futën ankth te elita politike në vend. Më pas shpejt arriti besimi që kryeministri Aleksis Cipras, i cili kërkoi të votohet për besimin e Qeverisë së tij, jo zyrtarisht ka siguruar shumicë në Kuvend, që do të thotë se do të do të mbijetojë votimi i besimit dhe do të votohet zgjidhja e emrit. Kjo, sipas paralajmërimeve duhet të ndodhë kah fundi i muajit ku do të përfundojë pjesa më e madhe e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës. Por, ajo nuk do të jetë e “gjallë” deri sa Kuvendi në Greqi nuk e ratifikon protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
Cipras tha se kjo do të ndodhë, por pak më vonë për shkak arsyeve teknike. Menjëherë më pas, vendet anëtare të NATO-s do të marrin njoftim se marrëveshja hyn në fuqi dhe do të mund ta ftojnë Maqedoninë t’ju bashkëngjitet.
Nëse punët në Greqi nuk mbarojnë siç parashikon Cipras, Marrëveshja e Prespës nuk do të vlejë edhe përkundër asaj që Maqedonia i ka ratifikuar ndryshimet kushtetuese. Kthehemi në të vjetrën dhe gjithçka do të jetë e njëjtë siç ishte para se Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias të vendosin nënshkrim të vendimit në Prespën e Vogël.