Partitë politike së shpejti pritet të rikthejnë debatin për ndryshime eventuale në legjislaturën zgjedhore. Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila tha se ndryshimet do të burojnë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-së. Por Deskoska shtoi se asnjë ndryshim nuk do të zbatohet pa konsensus mes partive politike.
Këtu janë çështja e hapjes së listave zgjedhore të kandidatëve dhe ndryshimi i modelit zgjedhor. Ministria e Drejtësisë do të jetë në rolin e ndërmjetësuesit i cili do ta koordinojë procesin mes partive politike por dua të theksoj se asnjë reformë në legjislaturën zgjedhore nuk ta mbështesim nëse nuk merr konsensus nga partitë kryesore politike”-tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Presidenti Stevo Pendarovski shtoi se reformat pa konsensus me opozitën do të ishin zgjedhje më e keqe se sa mbetja e modelit aktual. Ai kërkoi të aplikohet një model i ri i cili do të rrisë përfaqësimin e qytetarëve dhe llogaridhënien e partive politike.
Qëndrimi im jo shumë i largët ka qenë në mbështetje të iniciativës për reforma në modelin zgjedhor në në drejtim të demorkatizimit, më shumë llogaridhënie nga partitë, veçanërisht gjatë financimit të fushatave zgjedhore dhe në përgjithësi në financimin e punës së partive politike, krijimin e një hapësire më të madhe për garë të ideve politike dhe më e rëndësishmja, përfaqësim më të mirë të qytetarëve si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal. Kjo reformë mund të përfshijë edhe ndryshim të numrit të njësive zgjedhore dhe përfshirjen e listave të hapura dhe nëse merremi vesh, edhe ndryshim të tërësishëm të modelit proporcional, të përzier ose të shumicës”-pohoi Stevo Pendarovski, President.
Në Kuvend tashmë janë dorëzuar dy iniciativa për kalimin nga gjashtë në një njësi zgjedhore. Kritikët vlerësojnë se modeli aktual i zgjedhjeve, veçanërisht atyre parlamentare ku garohet me lista të mbylla të kandidatëve për deputetë, ka ndikuar në centralizimin e partive politike, ngushtimin e hapësirës për vendimmarrje brenda-partiake, zhvillimin e klientelizmit politik dhe përgjegjësi më të ulët për punën e bërë. Ndërkohë njësitë zgjedhore pësojnë ndryshime varësisht rritjes ose uljes së numrit të votuesve mes tyre dhe disproporcioni mes tyre shpesh është i lartë. Fjalimet ishin pjesë e projektit “Qytetarë të lirë dhe qytetarë për shoqëri të lirë” në konferencën e organizuar nga Qendra për liri “Civil”.