Ballina Lajme Maqedoni Së shpejti Komuna e Tetovës do të japë leje për ndërtimin e...

Së shpejti Komuna e Tetovës do të japë leje për ndërtimin e stadiumit të Qytetit

Stadiumi i qytetit të Tetovës së shpejti do të merr edhe leje për ndërtim nga komuna. Burime brenda Komunës thonë se këshilli komunal, i cili është i thirrur që të jep lejen për ndërtim të stadiumit të qytetit, ditëve në vazhdim pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me këtë çështje. Edhe pse leje nga komuna ende nuk ka, punimet në këtë objekt sportiv nuk juanë ndalur thonë nga komuna e Tetovës.

Marketing

“Punimet në stadiumin e qytetit po vazhdojnë në mënyrë të rregullt. Aktualisht po bëhet tamponimi i themeleve si një hap i rëndësishëm që bëhet për themelet e stadiumit. Leja për stadiumin e qytetit është në proces e sipër. Duhet të merret një vendim nga këshilli komunal që të lirohet nga pagesat e tarifës komunale dhe në momentin që do merret vendimi i këshillit si hap përfundimtar leja do të jepet automatikisht pas çka do vendosen mbikëqyrësit e punës dhe fillon faza e ndërtimit”, tha Besarta Ramadani, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Përveç ndërtimit të stadiumit kryesor, kreu i Komunës Bilall Kasami paralajmëroi se me mjetet që do të ndahen nga Qeveria do të rregullohet edhe stadiumi tek qendra sportive në Tetovë

“Me ministrin për sport biseduam për investime shtesë që do bëhen në komunën e Tetovës. Biseduam për mundësinë që një nga terrenet e sportit tek qendra sportive të intervenohet nga Ministria e Sportit dhe këtë javë do formohen edhe grupet e punës që të konkretizojnë se çka parashihet si mundësi që jep Ministria për rehabilitimin e terrenit për bar artificial. Ne gjithsesi do vazhdojmë me punimet për riparimin e stadiumit dhe terreneve shtesë tek Qendra Sportive dhe në fshatin Saraqinë”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Projekti i stadiumit të qytetit po realizohet me mjete vetanake të komunës së Tetovës, ndërsa do të kap vlerën rreth 600 milion denarëve, apo 9.7 milion euro. Tenderi u mbyll në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi i stadiumit të ri të qytetit është paraparë të përfundojë në afat prej 36 muajsh./Alsat.mk

Marketing
Exit mobile version