Së shpejti në treg, receta më e re e çokollatës

Prodhuesi zviceran i çokollatave, Barry Callebaut, tregoi formulën e re që po përdor për të nxjerrë në treg produktin aq të dashur nga të gjithë.Ndërsa konsumatorët modern kërkojnë drithëra të plota, më pak sheqer, më shumë lëndë ushqyese dhe më pak dëm për mjedisin, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çokollatës në botë është duke luajtur me një recetë të bazuar tek përdorimi i frutave të kakaos në masën 100 përqind, e jo vetëm i farave të tyre, sic ndodh aktualisht.

Marketing

“Njerëzit duan të jetojnë një jetë sa më të lumtur e të shëndetshme, në simbiozë me botën përreth tyre. Ata po orientohen gjithmonë e më shumë drejt ushqimeve dhe pijeve të shijshme dhe të ushqyeshme, të cilat janë gjithashtu të mira për planetin dhe njerëzit e tij”,ka thënë Barry Callebaut.

Zakonisht, 70% e frutit të kakaos hidhet poshtë gjatë procesit të prodhimit të çokollatës. Por me nismën e re, premtimet janë që fruit të përdoret i plotë.

“Kjo rezulton në një gamë përbërësish me cilësi të lartë që mund të përdoren në aplikime të tilla si lëngje, smoothies, ëmbëlsira të ngrira, produkte furre, ëmblësira e ushqime të ndryshme deri në çokollatë”, tha prodhuesi i çokollatës, Callebaut.

Callebaut prezantoi vitin e kaluar çokollatën rozë, e cila ka natyrale ngjyrën e saj, sepse e merr nga një fryt I kuq kakaoje.

Marketing