Së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentë shoferit në Gjermani

Shtetasit maqedonas të cilët punojnë përkohësisht në Gjermani dhe ata që planifikojnë të vazhdojnë të jetojnë në këtë vend, presin që më në fund të hyn në fuqi vendimi për të cilën ranë dakord dy qeveritë për njohjen e lejeve të drejtimit.

Marketing

Nga MPB e Maqedonisë për MIA-n thonë se marrëveshja pritet të nënshkruhet së shpejti, por duke mos precizuar ndonjë datë se kur do të ndodh kjo.

Shtetet nga Ballkani të cilat nuk janë anëtare të BE-së, kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe për rregullimin e kësaj çështje. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina një kohë të gjatë kanë pasur marrëveshje të tillë, ndërsa Maqedonia nuk e kishte.

Bisedimet mes ministrive kompetente nga Berlini dhe Shkupi, për rregullimin e çështjes së njohjes së lejeve të vozitjes kanë filluar para një dekade, gjegjësisht në vitin 2007.
Qytetarët e Maqedonisë në Gjermani vitin e kaluar inicuan një peticion online, me qëllim që të përshpejtohet njohja e lejeve të vozitjeve nga shteti gjerman.