Gjykata Penale në Shkup nuk ka pranuar arsyetimet e afaristit, Sead Koçan dhe vendosi që ai të shkojë në burg deri më 17 korrik. Nga kjo periudhë Koçan duhet të vuaj burg prej 4 vite dhe 8 muaj për lëndën “Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për tender të SH.A “Elem” dhe keqpërdorime për porositje të materialeve të punës, ku janë keqpërdorë 17 milionë euro.
Përveç Koçan, në burg duhet të shkojnë, Vasilie Aviroviq për dy vite. Vendimin prej 6 vitesh burg, Gjykata e Apelit i’a zvogëloi Koçanit në 4 vite e 8 muaj vuajtje dënimi.