Seanca gjyqësore për rastet ‘Tarifa’ dhe ‘Toplik’

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet “Tarifa” dhe “Toplik” të Prokurorisë Publike Speciale.
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dejan Boshkovski si edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen në rastin “Tarifa”.

Marketing

Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizimin e paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej katër milionë euro.

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet edhe seancë e re për rastin “Toplik”, ku i dyshuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, për shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit”.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi, Osman Shabani.

Sipas aktakuzës së PPS-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike të cilin e ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerjen dhe disponueshmërinë me tokën ndërtimore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për atë.

Prej dëshmive, sipas PPS-së, del se për shkak të shkëputjes së marrëveshjes me fajin e Ministrisë, është obliguar në shumë prej një milion euro t’i paguaj borxh dhe kamatëvonesë personit juridik “San siti”. Sipas aktakuzës Janakieski si edhe pesë personat e tjerë të akuzuar e kanë dëmtuar Buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë, gjegjësisht për një milion e 44.000 euro.

Marketing