Ballina Lajme Maqedoni Seanca gjyqësore për rastin ‘TNT’ dhe ‘Tarifa’

Seanca gjyqësore për rastin ‘TNT’ dhe ‘Tarifa’

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet “TNT” dhe “Tarifa” të PSP-së.

Marketing

Lënda “TNT” gjendet në procedurë dëshmie dhe e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa mes të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit banesor “Kozmos” të Fiat Canoskit.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjera të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”.

Bëhet fjalë për akuzë të furnizimit kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë rreth katër milionë euro.

Exit mobile version