Seanca gjyqësore për rastin “Tortura” dhe “Trajektorja”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Tortura” dhe “Trajektorja”.

Marketing

Rasti “Tortura” në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, shefi i njësitit “Alfa” Ivica Antevski-Puki dhe pesë persona tjerë, ndodhet në fazën e dëshmive.

PSP i akuzon për dhunë, sjellje jonjerëzore dhe ndëshkim, për mënyrën e arrestimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Ljube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ndërsa në rastin “Trajektorja” të akuzuar janë Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, ata në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë tejkaluar kompetencat në lidhje me ndërtimin e rrugës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

Sipas PSP-së, ata e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për së paku 155 milionë euro.