Seanca kryesore për rastin “Titanik”

Në Gjykatën penale sot do të mbahet seanca kryesore për rastin “Titanik” të Prokurorisë Publike Speciale, ku të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe funksionarët e VMRO-DPMNE Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullvoska dhe emra të tjerë të afërt me këtë parti.

Marketing

Ata janë të akuzuar për bashkëveprim kriminal, dëmtim të së drejtës së votës, dëmtim të lirisë së përcaktimit të votuesve, blerje votash, dëmtim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorime gjatë financimit të fushatës së zgjedhjeve të 2012.

Gruevski ka theksuar se ky rast dhe rastet e tjera tregojnë se ky pushtet po ushtron gjenocid politik ndaj një partie politik, e cila në mënyrë legjitime ka udhëhequr me shtetit me përkrahjen e madhe nga qytetarët.

Marketing