Kuvendi i Kosovës njofton se seanca plenare për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, do të zhvillohet pa praninë e mediave për shkak të situatës me koronavirus.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të kryesisë.
Seanca mund të ndiqet nëpërmjet linkut që do ta ofroj në:
-Web Faqen e Kuvendit;
-Kanalin zyrtar të Kuvendit në Youtube;
-Radio Televizionin e Kosovës, si medium publik