Në kuvendin republikan sot vazhdon seanca e 135-të për ligjin për Prokuroisë Publike. Për debat janë paraqitur më shumë se 30 deputetë për këtë pikë, elaboroi mbrëmë kryepralamentari Talat Xhaferi dhe madje dërgoi kritika deri tek disa deputetë të cilët kanë komunikuar me të përmes rrjeteve sociale.
Për sot, janë caktuar dy seanca kuvendore, edhe atë për shkarkim të një anëtari të Qeverisë (Rashella Mizrahi) me kërkesë të kryeministrit Oliver Spasovki dhe për shpërbërje të Kuvendit.
Seanca e 136-të për shkarkim të Mizrahit do të mbahet sot në orën 15, ndërsa për shpërbërje të Kuvendit më 16 shkurt në orën 12.