Seanca për ndryshimet kushtetuese vazhdon nesër

Kuvendi i Maqedonisë të premten do ta vazhdojë seancën në të cilën deputetët debatojnë për përcaktimin e nevojës prej propozimit të Qeverisë për ndryshime kushtetuese për implementimin e Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Marketing

Vazhdimi i seancës dje pasdite u mbajt pa deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, pasi ata paraprakisht kumtuan se heqin dorë nga debati, duke e quajtur të pavlerë, si dhe se do të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese. Njëherësh i ftuan deputetët e shumicës në pushtet që të heqin dorë nga ngjarjet dhe të votojnë për propozimin e Qeverisë për ndryshime të Kushtetutës.

Gjatë debatit të pasdites deputetët e LSDM-së të cilët ishin paraqitur për të marrë fjalë, e përsëritën qëndrimin se tani është koha që të gjithë ata që në mënyrë deklarative synojnë NATO-n dhe BE-në të japin mbështetje konkrete për ndryshimet kushtetuese

Marketing