Seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re, vazhdon nesër

Seanca parlamentare për zgjedhjen e qeverisë do të vazhdojë nesër në orën 12, dhe deputetët duhet të votojnë për qeverinë e re deri në mesnatë.

Marketing

Pas disa orëve debate dhe konfrontimeve mes deputetëve të shumicës dhe opozitës, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pak para orës 20.00, ndërpreu seancën e kuvendit, dhe vazhdimin e saj e paralajmëroi për nesër në orën 12.00, ndërsa i pari i cili do të marr fjalën është deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.