Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajnë seanca komisioni për shëndetësi, për pushtet lokal dhe Komisioni për mbrojtje dhe siguri.
Anëtarët e Komisionit për shëndetësi do të debatojnë për ndryshime dhe plotësime të më shumë ligjeve, mes të cilëve janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kontroll të drogave dehëse dhe substancave psikotrope dhe ndryshimet e Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë”, të gjitha në lexim të parë.
Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Francës, e cila i përket shkollave të mesme me paralele dygjuhësore frankofone është pika e vetme në rend dite të Komisionit për punë të jashtme.
Komisioni për pushtet lokale organizon debat publik me temë: Zbatimi i Ligjit për pushtet lokal lidhur me punën e Komisioneve për marrëdhënie mes bashkësive në nivel lokal (neni 41 dhe 55).
Komisioni për mbrojtje dhe siguri duhet të prononcohet rreth Propozim ligjit për ndryshim të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur të hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve nëpër territorin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rreth Informacionit për nevojën e lidhjes së marrëveshjeve me Qeverinë e SHBA-së për furnizim të automjeteve të lehta blinduese në rrota për nevojat e Armatës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.