Në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit.
Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji në rend dite i ka ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim, të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, Propozim-ligji për konfirmim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje dhe plotësimet e Ligjit për realizim të projekteve infrastrukturore për ndërtim të aksit rrugor Milladinovc-Shtip dhe aksi rrugor Kërçovë-Ohër, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.
Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të diskutojë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për duhan, prodhime të duhanit dhe prodhime të lidhura sipas procedurës së shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët: Mira Stojçevska, Keti Smileska, Tatjana Prentoviq, Rexhail Ismaili, Mirosllav Jovanoviq.
Në lexim të dytë para Komisionit për punë dhe politikë sociale, sërish, janë ndryshimet e Ligjit për evidencat nga fusha e punës, pas ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për ndalesa dhe parandalim të kryerjes së veprimtarisë të paregjistruar, të Ligjit për agjencitë private për punësim dhe të Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.
Kërkesa është para anëtarëve të Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit.