Seanca të dy komisioneve kuvendore

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive si dhe Komisionin ligjdhënës-juridik.

Marketing

Në rendin e ditës të seancës së 52-të të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhëniet mes bashkësive janë disa iniciativa qytetare.

Anëtarët e Komisionit ligjdhënës-juridik duhet të mbajnë dy seanca, seancën e 169-të dhe 170-të. Deputetët në seancën e parë duhet të shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale dhe Propozim-ligjin për shtesën e të rinjve, të dy me procedurë të shkurtuar, si dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për shoqëritë financiare.