Seanca të reja për lëndët “Tank”-u dhe “Tarifa”

Në Gjykatën penale sot vazhdon gjykimi i ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në procedurë të ndarë për rastin “Tank”-u të PSP-së.

Marketing

Në seancën e djeshme u dëgjuan dëshmitarë, të cilët në njëfarë mënyre ishin të kyçur në furnizimin publik të automjetit të blinduar “mercedes gard” në vlerë prej 600 mijë eurove në vitin 2012.

Dëshmitarët e dëgjuar në seancat e deritanishme në procedurën e ndarë në rastin “Tank”-u, janë dëgjuar edhe në rastin i cili tashmë përfundoi me aktgjykim prej dy viteve burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës dhe gjashtë vite e gjashtë muaj burg për ishndihmësministrin në MPB, Gjoko Popovski.

Marketing