Seanca të reja për lëndët “Thesari”, “TNT” dhe “Maxhar Telekom”

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trezor”, “T.N.T.” dhe “Maxhar Telekom” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Në lëndën “Thesari” i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish-ndihmësministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski.

Ata ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektroniko-komunikative për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorimin e saj nga ndërmarrja nga Britania e Madhe.

Në lëndën “T.N.T.”, mes të akuzuarve janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kryen vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit

Marketing