Seanca të reja për lëndët “Titanik” dhe “Thesari” të PSP-së

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca të reja gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “Thesari” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik”-u gjendet në procedurë të provave dhe duhet të vazhdojë me kryerjen e dëshmive materiale.

Në seancën e kaluar mes tjerash janë treguar vërejtje zyrtare, njoftime partiake, deklarata të personave, vërtetime për gjëra të marra.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Seancë e re gjyqësore është caktuar edhe për rastin “Thesar”-i për furnizimin e e pajisjes elektronike-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Gjykatësja Xheneta bektoviq në seancën paraprake e përjashtoi opinionin për shkak të dëgjimit të dëshmitarit, të punësuar në DSK dhe rrezik nga dhënia e sekretit zyrtar.

Në rastin “Thesar”i i akuzuari i parë është ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmësministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski.

Ata ngarkohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe shkaktim të dëmit të Buxhetit në lartësi prej 862.045 euro për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSJ-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga firma nga Britania e Madhe.