Seanca të reja për “Monstrën” dhe “Trajektoren”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Monstra” gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Marketing

Në seancën paraprake më 6 maj u dëgjuan dëshmitarët. Lëndën e drejton gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smikovës më 12 prill të vitit 2012 u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2019 i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u përcaktoi masa kujdesi. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, lëndën “Monstra” e ka ndërmarrë PSP dhe lënda është kthyer në rigjykim.
Seancë e re do të mbahet edhe për lëndën “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike. Prezantohen dëshmi dhe ekspertiza.

Në lëndën “Trajektorja” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruvski, i cili gjykohet në mungesë , ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP Rrugët shtetërore Lupço Georgiveski.