Seanca të reja për “Titanik 2” dhe “27 prillin”

Gjykata Penale në Shkup ka caktuar seanca të reja gjyqësore për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë së Përgjithshme Publike, i cili ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe për rastin e 27 prillit, që i referohet ngjarjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të datës 27 prill 2017.

Marketing

Në seancën e sotme për “Titanik 2” duhet të merren në pyetje dëshmitarët Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Kërstev.

Në këtë lëndë të akuzuar janë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK Sasho Mijalkov dhe ish-anëtarë të KSHZ Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë për rastin për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit 2017.

Procesi gjyqësor filloi javën e kaluar me fjalët hyrëse të avokatëve të mbrojtjes dhe prokurores Vilma Ruskoska.

Prokurorja Ruskovska deklaroi në fjalët hyrëse se ka prova që do të konfirmojnë pretendimet nga
akuza për kryerjen e një vepre penale kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues.