Seanca të reja për “Titanik” dhe “Fortesa 2” të PSP-së

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët “Titanik” dhe “Fortesa 2” të PSP-së.

Marketing

Lëndën e zhvillon gjykatësi Osman Shabani dhe gjendet në procedurë dëshmuese, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova nga PSP.

Seanca paraprake u shty që Këshilli Gjyqësor të vendos për kërkesën e mbrojtjes të të akuzuarve për ndërprerjen e procedurës deri në zgjidhjen e situatës me prokuroren e speciale Katica Janeva, e cila sipas tyre është e vetmja kompetente t’i përfaqësoj lëndët e PSP-së.

Për rastin “Titanik” akuzohen: ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Pashjakovska.

Ata janë të dyshuar për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së votuesve për të votuar, ryshfet në zgjedhje dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të financimit të fushatës zgjedhore.

Në lëndën “Fortesa 2” i akuzuar i parë është shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujovski, si edhe gjashtë të punësuar në DSK. Seanca e kaluar u shty për shkak mosdorëzimit të aktvendimit Gjykatës Supreme të Greqisë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarit në lëndën “Fortesa 2” gjykohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e kundërligjshëm. Dokumentacioni ndërlidhet me dy sistemet e përgjimit të kundërligjshëm, të cilët sipas PSP janë shkatërruar gjatë vitit 2014.