Seanca të reja për “Titanik” dhe “Shuplaka”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për rastet “Titanik” dhe “Dhunë në komunën Qendër” të Prokurorisë Publike Speciale.

Marketing

Gjykimi për parregullsi zgjedhore “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdohet me nxjerrjen e dëshmive materiale.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski si edhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata akuzohen për bashkëpunim kriminel dhe shkeljen e të drejtës zgjedhore, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Seancë duhet të mbahet edhe për lëndën “Shuplaka” në të cilën për dhunën para ndërtesës komunale më 10 qershor 2013 të akuzuar janë më shumë persona, në mesin e të cilëve ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja aktuale në Kuvend, Daniella Rangellova dhe këshilltari i atëhershëm në komunën e Gazi Babës, Aleksandar Trajkovski.