Seancë e improvizuar gjyqësore në UT, ngritja e zërit kundër gjykimit në baza nacionale

Roli i familjes gjatë socializimit politik dhe sanksionet penale në sistemin gjyqësor, pasojat dhe sfidat, ishte tema e seancës së improvizuar gjyqësore nga studentët e vitit të parë akademik të Fakultetit të Drejtësisë në UT.

Marketing

Seanca synon ngritjen e zërit kundër kufizimit, rrezikimit dhe sanksioneve penale në baza politike, grupore dhe kombësie në sistemin e gjyqësisë në RMV, theksoi profesori, Bashkim Selmani.

“Sot në praktikë do të dëshmojnë gjendjen faktike se si gjyqësori gjykon në RMV, në baza politike, në baza nacionale, po ashtu edhe në baza kombësie, ku nga njëra anë çekani i drejtësisë shqiptarët i godet ndërsa maqedonasit i përkëdhel.”,- tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

“Motoja jonë është jo të ndryshojmë ligjet sa ndryshohet qeveria, por ligjet të mos jenë bashkëautorë në padrejtësinë kolektive dhe atë individuale, “stop” korrupsionit dhe devijimit gjyqësor në RMV.”,- tha studentja, Kaltrina Ruci.

Selmani nga kjo seancë e improvizuar gjyqësore bëri thirrje që të ketë revizion për ato lëndë të veçanta, ku shqiptarë të pafajshëm janë dënuar me burgim të përjetshëm, për arsye që, siç tha, ka indikacione në publik se janë të montuara ose nuk janë të dëshmuara praktikisht.