Seancë e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të përmbajë Komisioni për financim dhe buxhet.

Marketing

Në rend dite të komisionit është Propozim-ligji për shlyerje të interesave për pagesë të borxheve të cilët dalin nga shërbime nga ushtrues të veprimtarive komunale, telefonisë, operatorëve celularë dhe kabllor, mirëmbajtje të hapësirave të përbashkëta, ujitje dhe tharje të tokës bujqësore, në lexim të dytë, i dorëzuar nga grup më i madh i deputetëve.

Anëtarët e komisionit do t’i shqyrtojnë edhe propozim-ligjet për ndryshim të Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për supervizion të sigurimit, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë financiare, për ndryshim të Ligjit për marrje borxh të Republikës së Maqedonisë tek Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes kornizë për hua për financim të Projektit për ndërtim dhe modernizim të Qendrës klinike Nëna Terezë në Shkup dhe Spitalit klinik rajonal në Shtip, si dhe për ndërprerje të vlefshmërisë së Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë në detyrimet sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit HE Ura e Boshkos e cila do të firmoset midis Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim dhe SHA ELEM, të gjithë në lexim të dytë.