Seancë e KSHZ-së, temë përgatitjet e zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë seancë në të cilën do t’i shqyrtojnë Propozim-formularët për zgjedhjet presidenciale, si dhe propozim-formularët për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, Propozim-vendimi për konfirmimin e shpenzimeve për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore në vlera reale të realizuara, si dhe Propozim-vendimin për shpërndarjen e mjeteve komisioneve komunale zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve të vitit 2019.

Marketing

Anëtarët e Komisionit do ta shqyrtojnë edhe Propozim-vendimin për shpërndarjen e mjeteve anvans njësive rajonale dhe zyrave për kontrollimin dhe sigurimin e vendvotimeve, Propozim-Kodeksin për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019 dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e komunave të Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës, si dhe Propozim – udhëzimi për dukjen e bexhave të identifikimit të organeve zgjedhore, administratës zgjedhore, përfaqësuesve të autorizuar për parashtrimin e listës të kandidatëve, vëzhguesit ndërkombëtar dhe vendor për zgjedhjet e vitit 2019.

Në rend dite të KSHZ-së është edhe Propozim-doracaku për edukimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, këshillat zgjedhor dhe këshillat zgjedhor për zbatimin e votimit jashtë vendit.