Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012 “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike.
Rastin e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese.
Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë pesë djem të rinj maqedonas me burgim të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata supreme në muajin dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP-ja dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm.