Seancë e re për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Boki 13 dhe Remenski para trupit gjykues

Sot do të mbahet seancë e re për lëndën e cila ka të bëjë me organizatën joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” e Boki 13.

Marketing

Nëse nuk vjen deri në një shtyerje tjetër të seancës, sot pritet të akuzuarit të sqarohen për fajin, si dhe palët të japin fjalët e tyre hyrëse.

Seanca e parë më 1k korrik u shtye përshkak kërkesës për shkarkimin e Villma Ruskoskës nga kjo lëndë. Këtë e pati kërkuar Frosina Remenski e cila gjithashtu është e akuzuar në këtë lëndë. Kësaj kërkese iu bashkangjit edhe Jovanovski.

Remenski thotë se kjo që po i bëhet është thjeshtë një lojë dhe i njeh të gjithë aktorët e kësaj, siç e quan, konstruksion të ndyrë kundër saj.

Në opinion dolën informata se kërkesa për shkarkimin e Ruskoskës nga kjo lëndë është refuzuar.

Në këtë rast, të akuzuar janë edhe zv.kryetarja e Lidhjes Ndërkombëtare, Jasna Mandiq dhe asistentja e Boki 13, Hristina Bllazhevska.

I akuzuar është gjithashtu edhe babai i Bokit, Mile Jovanovksi.

Marketing