Seancë e re për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot me prezantimin e dëshmive duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Në seancën paraprake është parë audio dhe video xhirimi nga marrja në pyetje e dëshmitarit të mbrojtur Haki Aziri më 7 maj të vitit 2012.

Paraprakisht në pyetjen e prokurores së PSP-së Fatime Fetai është përgjigjur dëshmitari Ahmet Bekir, i cili në seancën paraprake derisa ka dëshmuar për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, e ka humbur vetëdijen.

Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur janë vrarë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski ishte hapur rasti “Monstra”, ndërsa me burg të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i hoqi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u shqiptoi masë të kujdesit. Për gjykatën ende të paarritshëm janë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, pas të cilëve është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.

Marketing