Seancë e re për rastin “Reket”, do të dëshmojë Ana Kamçeva

Me dëshminë e Ana Kamçevës, bashkëshorte e Jordan Kamçevit, sot në Gjykatën penale duhet të vazhdojë seanca për lëndën “Reket” në të cilin janë të akuzuar ish-prokurorja speciale, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski-Boki 13.

Marketing

Në seancën e fundit, që u mbajt më 6 dhjetor, dëshmoi Jordan Kamçev, i cili tha se disa herë i akuzuari Boki 13 ka kërkuar ta shantazhojë me, sipas tij, lëndën e kurdisur “Perandoria” të nisur nga Prokuroria Speciale Publike, i cili ka pasur për qëllim, në mënyrë ilegale të përfitojë një shumë më të madhe parash.

Nga Jovanovski, dëshmitari mori ofertë për PR reklamë, Kamçev i ka ofruar 50.000 euro ndaj çka Boki 13 është ofenduar për vlerën e shumës.

Në dëshminë e vet Kamçev tha se më pas Boki 13, së bashku me të akuzuarin e tretë në rastin “Reket”, Zoran Milevski-Kiçeec, i cili e pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg, i ka ofruar biznes për hapje të qendrave të modës, ndërkaq pas refuzimit të këtij projekti, ka marrë ofertë tjetër për ndërtim të shtëpive të pleqve për çka i akuzuari i parë i ka kërkuar katër milionë euro.

“Ndërkohë, pagova 180.000 euro për reklamë në televizionin e tij. Më pas më dërgoi foto me prokuroren Janeva, pas çka më tha se po përgatitet diçka e madhe kundër meje”, deklaroi Kamçev dhe shtoi se “Reket” është konstruuar nga Boki 13 dhe disa njerëz të tjerë.

Dëshmitari tha se edhe prokurorja Lile Stefanova, përmes mikut të saj Vanço Çifliganec ka kërkuar mjete për vajzën e Liles për ordinancë në ndërtesën e ndërmarrjes “Adora”.

Kamçev më pas është arrestuar dhe ka ofruar garancë për arrest shtëpiak, ndërsa në ditët e para nëpër ndërmarrje ka pasur edhe inspektime. Kjo, tha ai, ka qenë presion i paramenduar nga Boki 13, përmes prokuroreve Stefanova dhe Janeva.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçeec u dënua me tre vite burg pasi që pranoi fajin për rastin dhe lënda për të u nda nga ajo kundër Jovanovskit dhe Janevës. Milevski ka të drejtë të ankese në Gjykatën e Apelit vetëm në pjesën e lartësisë së dënimit.

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër Jovanovskit, Janevës dhe Milevskit.

I akuzuari i parë, Jovanovski, dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet se ka kryer edhe vepër penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Në kuadër të rastit “Reket”, Prokuroria hapi hetim të ri, i cili ka të bëjë me Lidhjen ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit-Boki 13. Hetimi për rastin “Reket” është zgjeruar, përkatësisht është sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër pesë personave fizik dhe një personi juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit se i dyshuari i parë ka kryer vepër të zgjatur penale “mashtrim” dhe vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”.