Seancë e re për rastin “Talir” të PSP-së

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, e cila ka të bëjë me financimin e kundërligjshëm të partisë të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak mungesës së Igor Janushevit dhe Naum Stoilkoviskit, të cilët janë përfaqësues të autorizuar të VMRO-DPMNE-së dhe obligimeve rreth fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Në rastin “Talir” akuzohen edhe Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët akuzohen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me akuzën është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.

Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet sepse ajo u dakordua me PSP, e pranoi fajin edhe mori dënim me kusht prej dy vjetëve, e cila nuk do të përfundojë nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, këto ligjërisht kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar para të paguhen në gjiro llogari e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

Marketing