Seancë e re për rastin “Toplik”

Në Gjykatën themelore në Shkup për sot është caktuar seancë e re për lëndën “Toplik”, i cili zhvillohet kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe edhe pesë personave të tjerë për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i Diellit” në Sopishte.

Marketing

Sipas aktakuzës së PSP-së, i akuzuari i parë Janakievski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërsthim me Ligjin për furnizime publike ka përbërë Komision për ankande publike në të cilin ka urdhëruar të përzgjidhet ofrues për blerje dhe të disponojë me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “Qyteti i Diellit” në Sopishte edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, rrjedh se për shkak të prishjes së marrëveshjes me faj të Ministrisë, kjo ishte në vlerë prej një milionë euro t’i paguajë borxh dhe interes personit juridik “San siti”. Sipas aktakuzës pesë të akuzuarit të tjerë e kanë dëmtuar Buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë gjegjësisht për 1.044.000 euro.