Seancë e Shtabit kryesor për menaxhim me kriza

Shtabi kryesor për menaxhim me kriza pranë QMK sot do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohet plani i Ministrisë së Shëndetësisë, cilat objekte duhet të sigurohen.

Marketing

Siç deklaroi për MIA-n ushtruesi i detyrës drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, Armata gjatë sigurimit do t’i asistojë policisë dhe do të jetë në pozicione pa armë.

“Ne tashmë kemi marrë nga Ministria e Shëndetësisë plan të objekteve që do të sigurohen. Do ta shqyrtojmë atë dhe do t’ia japim Ministrisë së Brendshme për ta funksionalizuar. Do t’u kërkojmë shërbimeve përkatëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në fushën e sigurisë, të përgatisin plan – nëse pranohen të gjitha pikat, nëse ka mbulim të mjaftueshëm në një turn ose 24 orë. Bazuar në këtë, njerëzit do të parashikojnë se kur do të ndërroheshin në tre turne. Atëherë do të kemi fotografinë e duhur”, shpjegoi Angelov.

Plani i veprimit, përkujtoi, ende nuk ka kaluar dhe miratuar nga Këshilli drejtues, për këtë nuk mund të procesuohet, ndërsa duhet të kalojë edhe në Qeveri.

“Kjo nuk do të thotë prolongim. Sidoqoftë, Qeveria merr vendim përfundimtar dhe mbi atë bazë, si dhe në bazë të ligjit dhe akteve nënligjore, presidenti do të urdhërojë përdorimin e Armatës, por pa armë. Armata do të ndihmojë vetëm policinë dhe nuk duhet të veprojë në mënyrë të pavarur pa një nëpunës policie me kompetenca policore. Armata shërben për të siguruar objektet strategjike, ambiente shëndetësore dhe depo në sektorin shëndetësor që kanë ilaçe, pajisje dhe material tjetër mjekësor, do të jenë mbështetje e shëndetit për të qenë në gjendje të funksionojë në mënyrë të sigurt. Ne duam të parandalojmë që të gjithë të ndihen të sigurt, si pacientët ashtu edhe mjekët dhe personeli mjekësor, në përgjithësi të gjithë qytetarët, shpjegoi”, ushtruesi i detyrës drejtori i QMK-së.

Marketing