Pas afro një viti pauzë, po rikthehet në ring boksieri i njohur shqiptar, Sefer Seferi.
Ai më 31 tetor do të ndeshet me ish-kampionin rus, Murat Gassiev.
Rusi fillimisht e kishte në plan të ndeshej me amerikanin, Yoan Pablo Hernandez, por për shkak të problemeve me dokumente, kjo ndeshje nuk ndodhi.
Kështu, i erdhi mundësia Sefer Seferit që të ndeshet me Murat Gassievin.
Rusi ka dy vjet që ka qenë jo aktiv dhe dëshiron të kthehet në majat e boksit.