SEFF shndërrohet në forum për shkëmbim të ideve

Sot, Qeveria gjatë mbledhjes së rregullt, miratoi rekomandimet për përshpejtimin e rritjes, konsolidimin fiskal në periudhë afatmesme, qeverisjen e mirë dhe kohezionin fiskal, zhvillimin e kapitalit njerëzor, zvogëlimin e ekonomisë joformale etj., që rezultuan nga Konferenca e organizuar nga Ministria e Financave në fillim të këtij muaji në kuadër të Forumit ekonomik dhe financiar (SEFF).

Marketing

Një ndër porositë më të rëndësishme është se rimëkëmbja duhet t’i referohet tre sfidave: ekonomisë dixhitale, ekonomisë së gjelbër dhe prosperiteti inkluziv.
Sa i përket periudhës afatmesme theksi duhet të orientohet në drejtim të: (1) investimeve në kapitalin njerëzor që ofrojnë shkathtësi më të mira, kontribuojnë për produktivitet më të mirë dhe rritje të përshpejtuar ekonomike dhe zvogëlojnë varfërinë dhe pabarazinë; (2) rritjes së kapacitetit të sistemit shëndetësor dhe shkallës së vaksinimit; (3) reformës strukturore, institucionale dhe fiskale (ndërtimi i politikës fiskale kredibile që do të sigurojë konsolidim fiskal dhe rezerva (baferë) për ballafaqim me sfidat dhe krizat e ardhshme). Gjithashtu, u rekomandua edhe rritja e investimeve kapitale në sektorin publik (infrastrukturë, përkrahje të transformimit dixhital dhe rritjes së gjelbër) së bashku me makanizmin e kontrollit që do të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin e projekteve investuese.

Përmes shkëmbimit të përvojës me përfaqësuesit e qeverive të vendit dhe rajonit, përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare, komunitetit të biznesit dhe organizatave joqeveritare, u dizajnuan pika të rëndësishme, të cilat do të shfytëzohen në krijimin e politikave. Në kuadër të SEEF-it i cili shndërrohet në forum për shkëmbim të ideve, rekomandimet u diskutuan edhe me komunitetin e biznesit, me të cilin zhvillohet komunikim i vazhdueshëm përshkak të krijimit të mjedisit afarist më të mirë.

Rekomandimet nga Konferenca, të miratuara nga Qeveria, do të përfshihen në Planin për financim të rimëkëmbjes ekonomike dhe përshpejtim të rritjes ekonomike, që është në fazë përfundimtare të përgatitjes në Ministrinë e Fianacave. Poashtu, dokumentet strategjike të rëndësishme, që duhet të finalizohen deri në fund të vitit dhe që janë në kontekst të Buxhetit të RMV-së për vitin 2022 janë: Programi për reforma ekonomike, Strategjia për menaxhim me borxhin publik, Strategjia për reforma të sistemit tatimor, Strategjia fiskale, Plani për zhvillim të mëtejshëm të decentralizimit fiskal, Plani aksional për ulje të ekonomisë joformale, Plani për menaxhim me kapitalin publik etj.