Seibert: Merkel e vlerëson Özil, ai është një futbollist i madh

Zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert tha se e respektojnë vendimin e futbollistit me origjinë turke Mesut Ëzil (Özil), i cili ka deklaruar se e ka lënë kombëtaren gjermane.

Marketing

“Ne e respektojmë vendimin e Mesut Ëzil (Özil). (Kancelarja Angela) Merkel e vlerëson Ëzilin. Ai është një futbollist shumë i madh. Ka bërë shumë gjëra të mëdha për kombëtaren gjermane”, deklaroi Steffen Seibert.

Futbollistët gjermanë me orgjinë turke Mesut Ëzil (Özil) dhe Ilkaj Gyndoan (İlkay Gündoğan) bashkë me lojtarin e kombëtares turke Xhenk Tosun (Cenk Tosun), i cili tani luan në Premier Ligën e Anglisë, në muajin maj ishin takuar në Londër me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), me të cilin kishin bërë fotografi dhe i kishin dhuruar fanellat e tyre.

Pas publikimit të fotografisë Mesut Ëzil dhe Ilkaj Gyndoan ishin përballur në Gjermani me kritika dhe sulme që arritën deri në fushata linçuese.

Në një deklaratë që kishte bërë në median sociale, Mesut Ëzil (Özil) kishte njoftuar fundin e karrierës së tij në kombëtaren gjermane, fanellën e të cilës e ka veshur 92 herë nga 2009 dhe ka shënuar 23 gola.