Sejdini: 50 ditë më parë FFM-ja mori përsipër të rregullojë fushën e Arenës, ky është rezultati!

Nesër do të luajmë kundër Anglisë në Arenën “Todor Proeski”, në një fushë të bukur dhe kjo falë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, e cila mori përsipër ta rregullojë fushën para 50 ditës dhe e mbajti premtimin.

Marketing

Me atë rast dhe në prag të ndeshjes së nesërme ndërmjet Maqedonisë dhe Anglisë, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, nuk e ka fshehur suksesin në profilin e tij në FB, ku shkruan:

“50 ditë më parë, FFM-ja mori përsipër që të rregullojë dhe të bëjë një fushë krejtësisht të re në Arenën “Todor Proeski”.