Pasi Arben Taravari nga VLEN akuzoi Gjykatën Administrative se po ushtron presion ndaj gjykatësve në lidhje me vendimin e KSHZ-së, për rivotim në disa vendvotime, ka reaguar kryetari i gjykatës, Burim Sejdini, duke e mohuar këtë, që siç tha, janë të pavërteta dhe shpifje, përcjell TV21.
“Ka të bëjë me prononcimet publike të zotëri Taravarit se disponon me informata se unë kryetari i Gjykatës Administrative bëjë presion mbi gjykatësit që me shumë përgjegjësi i vlerësoj si të pavërteta këto informata, shpifje dhe insuinime klasike”, tha Burim Sejdini.